Flash

Telekom Albania është rrjeti më i mirë i internetit në Shqipëri

Lapsi.al 13 December 2017
Telekom Albania është rrjeti më i mirë i internetit në

Rrjetet Telekom kryesojnë garën në Europë

• Deutsche Telekom me cilësinë më të lartë të rrjetit 4G në Europë

• Rezultatet janë vërtetuar nëpërmjet testimeve të pavarura për cilësinë e zërit dhe internetit

Deutsche Telekom arriti vlerat më të larta në testimet e komunikimeve celulare të vitit 2017, në Gjermani dhe në të gjitha vendet ku kryen aktivitetin. Kompanitë e Grupit Deutsche Telekom rezultuan më të mirat në shumë testime, veçanërisht gjatë tremujorit të fundit të këtij viti. Ato janë vlerësuar për rrjetin më të mirë, performancën më të mirë, si edhe cilësinë më të mirë. Në secilin vend, është testuar cilësia e transmetimit të zërit dhe të të dhënave nga të gjithë operatorët përkatës.

Kompanitë e Grupit Deutsche Telekom në Greqi, Kroaci, Hungari, Poloni, Sllovaki, Republikën Çeke, Ish Republikwn Federale tw Maqedonisw dhe Mal të Zi janë shpallur “më rezultatet më të mira në testim”, pra me rezultatet e përgjithshme më të mira përsa i përket cilësisë së zërit dhe internetit. Performanca e Telekom Albania dhe Telekom Romania është e jashtëzakonshme, të dy operatorët kryesojnë në performancën e transmetimit të të dhënave. Edhe T-Mobile në Austri ka arritur rezultate të shkëlqyera në testime. Kompanitë europiane të Grupit Deutsche Telekom arritën 86% të rezultatit maksimal për performancën e rrjetit.

T-Mobile në Hollandë arriti rezultatin më të mirë në testimin vjetor “Connect Mobile Benchmark” dhe sërish vendin e parë për cilësinë e shërbimit në tërësi.

Një veçori për Poloninë dhe Republikën Çeke: T-Mobile Poloni dhe T-Mobile Çeki dolën më mirë se konkurrentët në vendet e tyre, edhe në rastet kur rrjetin e ndanin me konkurrentët.

Metodat e Testimit

Baza e testimeve dhe renditjes së rrjeteve të komunikimit celular në Europë janë njohuritë e ekspertëve të rrjetit të “P3 Communications”, një kompani e dalë nga Instituti Fraunhofer, në Gjermani. P3 ofron që prej vitit 2001 konsulencë në teknologji dhe shërbime testimi për rrjetet celularë, shërbimet celulare dhe pajisjet e përdoruesve fundorë. Së fundmi P3 ka forcuar kriteret e vlerësimit në testimet e veta, megjithatë Grupi Deutsche Telekom vazhdon të kryesojë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI