Flash

‘Dëgjonim të bërtitura, na u tmerruan fëmijët’, si u zbulua çerdhja e prostitucionit në Durrës

Lapsi.al 14 December 2017
‘Dëgjonim të bërtitura, na u tmerruan

Një ambient i marrë me qira në qytetin e Durrësit ku gëlonte prostitucioni është zbuluar sot nga Policia.

E sipas banorëve që nuk guxojnë të dalin para kamerave prostitucioni lulëzon jo vetëm në zonën e verës por edhe të dimrit në Plazhin e Durrësit. Një apartament në një pallat 7 katësh ishte kthyer në ferr për të gjithë banorët. Apartamenti që ishte marrë me qira nga 47-vjeçarja Shpresa Ymeri (Pisha) ishte kthyer në një bazë prostitucioni në lagjen Iliria në plazhin e Durrësit, në anë të rrugës në krahun e shinave të hekurudhës.

Aty hynin dhe dilnin në çdo orë të ditës dhe të natës çifte të cilët ishin bërë shqetësim për të gjithë komunitetin për shkak të ndotjes akustike.

“Vdiqëm prej tyre. Nuk dilnim dot nga shtëpia. Njerëz që hynin, që dilnin pa pushim e zhurma, të bërtitura. Shyqyr që i kapi policia”, shprehen banorët jashtë kamerave.

“Po çdo ditë fytyra të reja e halabakë. Na u tmerruan fëmijët. E kuptuam që diçka nuk shkonte, po kujt ia mbante të fliste”, thotë një tjetër qytetar.

Një banor pallati bëri një denoncim në polici dhe pas një hetimi 2 mujor policia arrestoi në flagrancë tre prostituta ndërsa për klientët e tyre që paguajnë lekët policia nuk tha gjë. Banorët kanë shprehur dyshimet që kjo banesë kishte kohë që shfrytëzohej për prostitucion, për shkak të numrit të madh të personave të panjohur që hynin e dilnin tek ajo derë.

Policia tha se 47-vjeccarja i rekrutonte vajzat dhe klientët në një lokal me qira që kishte në lagjen numër 12. Prej aty i transportonte në plazh në apartamentin e saj ku çdo akt kushtonte 5 mijë lekë. /BW/

Të këshilluara

Plumbi qorr godet një femër në Prishtinë

Një femër e moshës 38-vjeç ka marrë lëndime të lehta trupore pasi është goditur nga një plumb qorr në kryeqytet. Rasti ka ndodhur sot pas orës 13:00 në rrugën ...

15:14

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI