Flash

Dosja e italianëve/ “E çuditshme si Tahiri ua ka lënë makinën Habilajve”

Lapsi.al 14 December 2017
Dosja e italianëve/ “E çuditshme si Tahiri ua ka

Del një tjetër pjesë nga dosja prej 900 faqesh e prokurorisë së Katanias në Itali për grupin e Habiljave. Aty përmendet sërish emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Dokumenti është publikuar nga emisioni “Opinion”. Aty flitet për mënyrën se si Ministri Saimir Tahiri u kishte lënë në përdorim makinën vëllezërve Habilaj.

“Në këtë rast, reparti si më sipër në bazë të kërkesës së Grupit të Njësisë ka dërguar kopje të pasaportave të Habilaj dhe Çelaj si dhe të lejes së qarkullimit të automjetit me targë AA003EY që nga dokumentat rezultonte AUDI A8 me targë AA003GB regjistruar në emër të “Saimir Bashkim Tahiri”, rezident në Tiranë në Muhamet Gjollesha.

Nga kërkimi me anë të burimeve të hapura vërtetohej se Saimir Bashkim TAHIRI ishe (dhe është akoma aktualisht) ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë dhe menaxhimi “i çuditshëm” i makinës Ausi AA003GB nga ana e HABILAJ, familiarë të tij, e kishte përfshirë në një skandal që e kishte akuzuar për përplasje mes tyre, të çmuar se janë kriminelë të rrezikshëm shqiptarë.

Për të treguar me siguri se makina e përmendur A8 bashkë me dokumentacionin përkatës që vërtetonin përkatësinë e një ministri të shtetit shqiptar, ishte dhënë në përdorim të Habilajve” – thuhet në dosjen e prokurorisë italiane të Katanias.

Ky është një teks sqarues i prokurorit italian për çështjen “Habilaj” dhe daljen në dritë të emrit të ministrit shqiptar. Siç dihet Saimir Tahiri ua dha makinën kushërinjve të tij, por ajo figuronte ende në emër të Habilajve pasi nuk u plotësuan aktin e shitjes para noterit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI