Flash

Inteligjenca artificale e Google zbulon planetin e ngjashëm me tokën, NASA e entuziazmuar

Lapsi.al 14 December 2017
Inteligjenca artificale e Google zbulon planetin e ngjashëm me tokën,

Teleskopi Hapësinor ‘Kepler’ i NASA-s ka zbuluar një planet të ngjashëm me tokën në një sistem të largët yjesh.

Zbulimi në sistemin Kepler-90 u mundësua me ndihmën e sistemit të avancuar të inteligjencës artificiale të Google. Agjensia hapësinore po vijon me kërkimet për të zbuluar më shumë detaje mbi zbulimin. Sateliti ka kërkuar yje për botën e largët duke përdorur sistemin AI të Google, i cili po ndihmon NASA të gjejë planete në të cilat mund të jetohet.

“Ky është një zbulim me të vërtetë emocionues dhe ne e konsiderojmë atë një sukses”, shpjegoi eksperti i NASA-s.

Sistemi yjor është rreth 2500 vite dritë larg. NASA sugjeron që edhe sisteme të tjera të zbuluar deri më tani mund të fshehin planete të tjerë, e me gjasa edhe nga ata që orbitojnë në atë që njihet si “zona e jetës”, larg yllit të vet, mjaftueshëm për të mos qenë top zjarri dhe afër mjaftueshëm sa për të mos qenë i akullt.

“Arkivat tona fshehin një thesar të paçmuar që do të zbulohet në vitet në vazhdim duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale”, deklaroi Paul Hertz, drejtor i Divizionit të Astrofizikës në NASA.

 

Të këshilluara

6 vjecari më i pasur në botë

Ryan nuk është si shumica e njerëzve. Ai është vetëm 6-vjeç dhe fiton 11 milionë dollarë në vit. Ryan është një yll i internetit dhe ai i fiton 11 milionë dolla...

14:54

Shenjat që nuk e keni harruar ishin tuaj

Është jashtëzakonisht e vështirë të harrosh dikë që e ke dashur shumë, kështu që ja 10 shenjat që tregojnë se ende e doni ish-in tuaj. 1-E “spiunoni” në rrjete...

18:00

Trendi i ri i vetullave (FOTO)

Viti 2017 ka patur të veçantat e tij. Dhe mes tyre një nga idetë më të cmendura të eksploruara janë edhe dizajnimi i vetullave.Në rrjetin social Instagram janë ...

15:09

Cilat janë 4 fazat e eksitimit te femra

Mbas postit që fliste për orgazmën, pyetjet rreth eksitimit, aktrimit të orgazmës, asaj që është normale apo jo, dëshirës seksuale – ishin aq të shumta, saqë ve...

12:05

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI