Flash

HuffPost: Pse Shqipëria është bërë një vend shqetësues për BE (dhe për Francën)

Lapsi.al 15 December 2017
HuffPost: Pse Shqipëria është bërë një vend

Në një shkrim të gjatë prestigjiozja HuffPost në gjuhën franceze ka bërë një panoramë për vizitën e ministrit të brendshëm francez Gérard Collomb në Tiranë. Aty vihet theksi te arsyet që e detyruan ministrin francez të ndërmarrë këtë udhëtim “në një vend që sipas saj flitet pak në Francë, por që përbën një shqetësim gjithmonë e më në rritje. Shkaku kryesor janë emigrantët e paligjshëm që udhëtojnë nga Shqipëria në këtë vend.

“Në vitin 2016, Shqipëria zuri vendin e parë për origjinën e azilkërkuesve në Francë me 7432 kërkesa të regjistruara nga Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi. Kjo është më shumë se ajo e vendeve në luftë apo në trazira, të tilla si Siria dhe Afganistani, Sudani apo Iraku. Një shifër që është dyfishuar në një vit, por që Ministri i Brendshëm Gerard Collomb, kërkon që ta shikojë në rënie” – shkruan HuffPost i cili shton se: “Franca dhe më gjerësisht Bashkimi Europian, shihen si “El Dorado” në Shqipëri, një vend prej 3 milion banorësh, ku dukuria e emigrimit është rritur ndjeshëm. Sipas shifrave zyrtare, 17.095 shqiptarë kanë bërë një kërkesë për azil brenda zonës Shengen në 9 muajt e parë të vitit 2017. Gjermania është gjithashtu njohur me 4750 kërkesa, por Berlini e ka frenuar këtë fenomen” – thuhet në shkrim. 

Një tjetër çështje shqetësuese për Europën mbetet krimi i organizuar dhe kanabisi. HuffPost komenton edhe çështjen “Tahiri” si një rast që e ka dobësuar qeverinë e Edi Ramës.

“Zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017 konfirmuan qëndrimin e partisë së Edi Ramës, e cila fitoi një shumicë të madhe në Parlament. Por problemi i narkotikëve ka dobësuar kohët e fundit pozicionin e saj. Në nëntor, një njeri i afërm i Edi Ramës i cili deri në pranverën e vitit 2017 mbajti postin e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, u implikua në trafikimin ndërkombëtar të kanabisit. Opozita e kapi menjëherë çështjen dhe e denoncoi "një qeveri narkotrafikantësh që duhet të bjerë dhe t'i hapë rrugë një qeverie anti-mafia". Partia Socialiste e ka kthyer Shqipërinë në "Kolumbinë e Evropës", sipas së djathtës, e cila shumëfishon sulmet kundër pushtetit në vend” – thuhet në shkrim.

“Vendi prej vitesh ka qenë eksportuesi më i madh i kanabisit në BE, përfshirë Italinë, sipas raporteve të njëpasnjëshme nga Europol. Kjo tregti do të përfaqësonte një të tretën e vlerës së Produktit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë ose më shumë, sipas burimeve diplomatike perëndimore. Në raportin e fundit të avancimit, Brukseli beson se autoritetet "dështuan në identifikimin e grupeve kriminale” – thuhet në editorialin e HuffPost. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI