Flash

Kryemadhi: Rama ka blerë shoqërinë civile me paratë e drogës, do të bllokojë Reformën në Drejtësi

Lapsi.al 15 December 2017
Kryemadhi: Rama ka blerë shoqërinë civile me paratë e

Monika Kryemadhi, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka folur për bllokimin e Këshilli të Lartë të Drejtësisë. Ajo ka hedhur një akuzë të fortë sot në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ajo shkruan se lekët e drogës blejnë me ligj shoqërinë civile. Sipas Kryemadhit miliona euro do t’i dhurohen shoqërisë civile që ajo të ofrojë ndihmë juridike. Kryetarja e LSI-së thotë më tej se neni i sponsorizuar nga Edi Rama synon qartas bllokimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe për rrjedhojë të SPAKUT dhe të Byrosë së Hetimit.

“Dje kryetrafikanti që drejton qeverinë bleu me një ligj të posaçëm shoqërinë civile. Miliona euro do t’i dhurohen shoqërisë civile që ajo, sipas planit të hartuar nga Edi Rama, të ofrojë ndihmë juridike për nenin famëkeq 15 të ligjit për “Ndihmën Juridike të Ofruar nga Shteti”. Ky nen që nuk u propozua nga ekspertët, por u përfshi dhe u miratua dhunshëm nga Edi Rama, me qëllim blerjen si shpërblim ndaj shoqërisë civile, për kryerjen me “sukses” të misionit të bllokimit të reformës në drejtësi. Neni i sponsorizuar nga Edi Rama synon qartas bllokimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe për rrjedhojë të SPAKUT dhe të Byrosë së Hetimit. Me këtë akt kryetrafikanti i qeverisë, jo vetëm vjedh në mënyrë të turpshme paratë e shqiptarëve, por i shton pushtetit të tij edhe për pak ditë agoninë.” – shkruan Kryemadhi.

 

Të këshilluara

Spitali Amerikan tërheq vëmendjen europiane

Health Business International, portali lider i biznesit privat shëndetësor në Europë e më gjerë, i ka kushtuar hapësirë ekskluzive intervistës me Dr. Klodian Al...

11:46

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI