Flash

Sherr me thika në Tiranë, plagoset një 23-vjeçar

Lapsi.al 15 December 2017
Sherr me thika në Tiranë, plagoset një 23-vjeçar

Pasditen e sotme një sherr me thika mes disa të rinjve ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet.

Një 23-vjeçar të plagosur i cili është qëlluar me thikë në qafë. I riu është dërguar me urgjencë në spital ku thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.

"Policia njofton se: Rreth orës 14:30, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në bulevardin "Gjergj Fishta", po konfliktohen dy shtetas. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në bulevardin "Gjergj Fishta ", ka ndodhur një konflikt ndërmjet dy shtetasve, ku për pasojë është dëmtuar me mjet prerës shtetasi M.M., 23 vjeç i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, njofton Policia.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI