Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Albumi i Dua Lipës renditet tek 50-të më të mirët e 2017-ës

Lapsi.al 16 December 2017
Albumi i Dua Lipës renditet tek 50-të më të mirët e

Billboard” në mesin e shumë albumeve të shumë yjeve botërore, e përzgjodhi albumin e kosovares “Dua Lipa” në pozitën e 43-të, ndër 50 më të mirët e vitit 2017 nga kritikët e “Billboard”.

“Një hit i vetëm nuk e bën dikë superyll. Teksa hiti ‘NewRules’ po vazhdon të thyejë rekorde dhe të ngjitet në ‘BillboardaHot 100’ është albumi debutues i nivelit të lartë që e futë atë në mesin e yjeve më premtuese të zhanrit pop. Që nga ‘IDGAF’ e deri te ‘Lost In Your Light’ 22-vjeçarja londineze ka treguar një klas të lartë – të cilin mezi presim ta shpalosë në të ardhmen”, ka shkruar ‘Billboard’ në përshkrimin për albumin e Dua Lipës.

Me albumin debutues, Lipa fitoi ditë më parë pllakën e artë për shitjet milionëshe të tij, ndërsa me hitet e vitit 2017 ajo u bë këngëtarja më e dëgjuar në “Spotify” në Britani të Madhe.

Top pesëshja e albumeve nga “Billboard” është:

Kendrick Lamar – “Damn”

SZA – “Ctrl”

Lorde – “Melodrama”

Jay-Z – “4:44

Khalid – “American Teen”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI