Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Dhurata 250 mijë dollarëshe e Angela Martinit pas dasmës (Foto)

Lapsi.al 16 December 2017
Dhurata 250 mijë dollarëshe e Angela Martinit pas dasmës (Foto)

Pas dasmës së paparashikuar, Angela Martini ka surprizuar të gjithë me dhuratën që i ka bërë bashkëshorti i saj i ri. Modelja nuk ka nguruar të tregojë për të gjithë ndjekësit e saj makinën tip Bentley sipër së cilës ishte vendosur një fjongo e madhe e kuqe, një dhuratë pas dasmës. Kjo është një nga makinat më të kushtueshme në Amerikë, çmimi i së cilës vijon nga 250 mijë dollarë deri në 270 mijë dollarë. Dhurata i është bërë Angela Martinit nga burri i saj Dragos Savulevscu, e cila ka marrë mijëra komente nga ndjekësit e saj fill pas postimit në rrjetin social Instagram. Një prej tyre ka qenë edhe komediani shqiptar Ermal Mamaqi, i cili nuk i ka kursyer batutat ndaj modeles pasi ka parë dhuratën që i është bërë tha: Aman na i lej i xhiro burrin! Modelja Angela Martini u martua fundjavën e shkuar me aktorin dhe producentin rumin në Las Vegas, momente të cila bënë xhiron në rrjetet sociale dhe internet, por shkëmbimi I unazave erdhi aq papritur sa askush nuk e kishte imagjinuar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI