Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Era Rusi: E rraha të dashurin sepse dyshoja se më tradhtoi

Lapsi.al 16 December 2017
Era Rusi: E rraha të dashurin sepse dyshoja se më tradhtoi

Këngëtarja Era Rusi ka befasuar me deklaratën e saj sot në emisionin “Thumb”. E pyetur nëse është xheloze në një marrëdhënie, Era Rusi tregoi një histori kur ndodhej në lokal me ish-të dashurin.

“Personi në fjalë nuk më kishte dhënë kurrë shkas për xhelozi. Ishim në një lokal. Unë e kam zakon që rri gjithmonë me kurriz sepse njerëzit të vendosin ndonjëherë në siklet kur të shohin, sikur të numërojnë kafshatat. Personi ishte përpara meje, por ishte fiksuar me diçka prapa meje. ‘Ça po shikon’, e pyeta. ‘Asgjë’, tha. Pastaj kërkoi të ikte në tualet, por u vonua shumë. ‘Ore s’e ka zënë prostata këtë’, thashë me vete”, - tregoi Era Rusi me humor, shkruan blitz.

“Nuk shkova vetë, çova një shok. Vjen shoku dhe më thotë që nuk ishte në tualet. Ndërkohë një vajzë shikonte nga tavolina jonë dhe kur u ktheva nuk ishte aty. Aty thashë do e marr vetë situatën në dorë. Shkoj në tualet, nuk ishte aty. Kur dal nga tualeti, vjen nusja e këtij shokut tim që çova në fillim dhe më thotë ‘Hajde se erdhi në tavolinë’. Thashë me vete po ky nga erdhi. Ai u betua që kishte dalë jashtë për të blerë cigare. Kaq mund të them”, - përfundoi Era por e pyetur nëse ka bërë ndonjë skenë më pas këngëtarja u përgjigj: “E kam rrahur. E meritonte”.

Të këshilluara

FOTO/ Alena realizon ëndrrën e saj

Në 2015 u bë e famshme përmes rrjeteve sociale dhe bujës që shkaktoi arsyeja se përse e la ish-bashkëshorti i saj, një politikan i njohur ukrainas. Në atë kohë,...

19:10

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI