Flash

PS ndryshon kurs pë prokurorin e përkohshëm, kandidatëve u duhen 28 firma deputetësh

Lapsi.al 16 December 2017
PS ndryshon kurs pë prokurorin e përkohshëm, kandidatëve u

Partia Socialiste ndryshon kurs për procedurën përmes të cilës do të zgjedhë prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm. Me nisjen e procedurave, Komisioni i Ligjeve miratoi këtë vendim, ku thuhej se në fund të seancave dëgjimore, në raport do të renditeshin të gjithë kandidatët sipas cilësive dhe Kuvendi do të zgjidhte mes kandidaturave që plotësojnë kriteret.

Ky proces, sipas kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u zgjodh i tillë, në mënyrë që propozimi të mos ishte politik e të mos përfshinte firmat e deputetëve. Por të premten, ditën kur raporti u përfundua dhe u kualifikuan vetëm 3 kandidatë: Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani, dicka ka ndryshuar në Partinë Socialiste. Përkundër deklaratave të Manjës përpara kryeministrit dhe Publikut, PS ka vendosur që asnjë nga 7 kandidatët të mos kalojë për votim në Kuvend nëse nuk merr të paktën 28 firma deputetësh.

Deputetja Vasilika Hysi, në emisionin Repolitiks në Report TV konfirmon këtë fakt të ri në procedurë, fakt i cili nuk përmendet në asnjë rresht të vendimit të Komisionit të Ligjeve për procedurën e zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm.  Në këto kushte, procesi i garës së hapur dhe publike, kanalizohet në vullnetin politik të një partie apo një tjetër për të ngushtuar garën. Referuar faktit se një deputet nuk mund të firmosë për dy kandidatë, si dhe faktit se PS ka 74 vota, ajo mund të çojë në votim vetëm dy kandidatura. Ndërkohë që ngelet e hapur mundësia ligjore që edhe opozita të firmosë për një emër të sajin.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI