Flash

Angjelin Shkami ishte në "arrest shtëpie" për kanabis

Lapsi.al 17 December 2017
Angjelin Shkami ishte në "arrest shtëpie" për kanabis

Angjelin Shkami që u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në Shkodër ishte arrestuar me një grup prej 13 personash në prill të këtij viti për kultivimin e rreth 3000 lëndë narkotike kanabis. Ai u la në arrest me burg nga gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ndërsa Apeli rrëzoi këtë vendim dhe vendosi "arrest me shtëpie". Nuk dihet kush dhe pse e detyroi Shkamin të dalë nga shtëpia, por gjithçka përfundoi në mënyrën më tragjike, pasi u gjet i ekzekutuar pranë varrezave të fshatit.

Shkami ishte qëlluar me tre plumba në kokë brenda në automjetin e tij tip "Mercedes Benz" me targa AA 275 BF, teksa po dilte nga varrezat e fshatit. Ngjarja pranë një zone banimi, ndërsa siç duket në foto aty ndodhet edhe një dyqan lulesh, por askush nuk ka dëgjuar të shtëna. Mendohet se vrasja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ose autori ka përdorur silenciator.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI