Flash

Basha: Nëse Rama çon deri në fund puçin e tij kushtetues, do të përballet me pasoja të rënda

Lapsi.al 17 December 2017
Basha: Nëse Rama çon deri në fund puçin e tij

Pas mbledhjes me aleatët në selinë blu, Lulzim Basha tha për gazetarët se nesër opozita dhe qytetarët shqiptarë do të jenë të gjithë kundër çmendurisë së radhës, asaj të shkeljes së Kushtetutës nga ana e Edi Ramës.

Basha shtoi se nëse Rama do të çojë deri në fund puçin e tij Kushtetues atëherë ai do të përballet me pasoja shumë të rënda.

Kreu i PD-së u shpreh se të gjithë duhet të bashkohen para parlamentit ku do të nisa protesta popullore si jashtë, ashtu edhe brenda kuvendit.

‘Shqiptarët kanë të vetmen zgjedhje që mund të ketë çdo popull i civilizuar kur kushtetuta dhunohet. Prandaj duhet të bashkohemi për të treguar se ky popull ka opozitën.

Nëse nesër Rama do të çojë puçin e tij Kushtetues, duhet ta dijë se do të përballet me një kosto shumë të rëndë. Ai nuk mund të kapë reformën në Drejtësi.

Nesër bashkohemi për këto qëllime të mëdha, për të mbrojtur kushtetutën, për të mbrojtur reformën në drejtësi. Reagimi i qytetarëve është i jashtëzakonshëm, ndaj dua ti ftoj të gjithë ata që duan reformën në Drejtësi, të gjithë të bashkohemi para parlamentit ku do të nisë protesta popullore jashtë Kuvendit dhe protesta popullore brenda Kuvendit’, tha Basha.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI