Flash

Denoncimi me FOTO/ Trafikanti i drogës me shefat e policisë pas vrasjes në Shkodër

Lapsi.al 17 December 2017
Denoncimi me FOTO/ Trafikanti i drogës me shefat e policisë pas

Një punonjës i policisë së Shkodrës i shkruajti Sali Berishës për ngjarjen e sotme ku Angjelin Shkami u ezkekutua në makinë, duke vënë theksin se një nga personat që qëndronte me policinë në skenën e krimit ishte Bardhok Plani.

Sipas denoncuesit, Plani është një person në kërkim i njohur për trafik droge dhe për lidhjet me Mark Frrokun. Ai shton se Plani qëndronte në vendin e ngjarjes duke folur në telefon i shqetësuar dhe duke komunikuar me shefat e policisë aty. Polici shkruan se arrestimi i tij është i pamundur pasi ka lidhje tepër të forta politike.

Ai i dërgoi ish-kryeministrit edhe foto të Bardhok Planit në vendin e ngjarjes. /LAPSI.AL 

Postimi i Sali Berishës:

Narkotrafikanti, famozi ne kerkim Bardhok Plani, lidhje direkt e Norieges, udheheq policine e Shkodres!

Lexoni mesazhin e inspektorin dixhital. sb

“Mirmrama doktor,te uroj t’jesh mire. un qe po te shkruaj jam nje punonjes policie te qytetit Shkoder. dua te denoncoj nje rast qe ka ndoshur ne qytetin e shkodres sot ku esht vrare nje person ne makine.me te shkuar ne vend ngjarje morme cdo mase nga ana ligjore per shoqerimin e deshmitarve ne vend ngjarje deri ketu esht krejt mire.por pas pak kohesh vume re ne vend ngjarje ishte shtetasin Bardhk Plani nje kontigjent policie i njohur ne mbar vendin per trafik lendesh narkotike si lidhje e Mark Mark Frrokut,i cili ka qen ne automjet me ate kur i shpetoj arrestimit dhe u lirua me urdher dirket te Edi Rames.Megjithse gjoja ishte ne kerkim nga policia,sot ai po rrinte me telefon ne dore dhe shum i shqetsuar,madje duke kerkuar informacion tek shefat e policise,dhe duke bere ekspertin ne vend ngjarje.ne si punonjes policie nuk arrijme me ba detyren pasi ky person asht lidhje e fort e politikes,si dhe ka aktivitet kriminal ne trafikun nderkombetar te droges.ketij shtetasi sot ne vend ngjarje ju bahte sehir nga shefat e policis,duke mos mundur me marr mundimin as per ta shoqeruar si deshmitar ne vend ngjarje, ose person qe tregon rrethanat e ngjarjes,pasi asht lidhje direkte ose indirekte me viktimen.po ti dergo dhe 2 foto qe vertetojn se ky person kontigjent i krimit qendronte ne vend ngjarje me punonjes policie.”

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI