Flash

EKSKLUZIVE/ Fotot pas vrasjes së Angjelin Shkamit në Shkodër

Lapsi.al 17 December 2017
EKSKLUZIVE/ Fotot pas vrasjes së Angjelin Shkamit në Shkodër

Pamjet në foto tregojnë makinën ku mbeti i vrarë Angjelin Shkami. Viktima ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, kur është qëlluar me armë në ecje e sipër. Nga të shtënat ai ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa makina ka vazhduar ecjen. Burime të Lapsi.al thanë se autori ka qenë bashkë me viktimën në makinë kur e ka qëlluar. Në foto duket vendi i ngjarjes i rrethuar nga policia, ndërsa trupi i viktimës është ende brenda në makinë.

NJOFTIMI I POLICISE

Me datë 17.12.2017, rreth orës 11:10, Salla Operative është njoftuar se në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”, një person në një makinë, është pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Benz" me targa AA 275 BF , ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.Sh. 32 vjeç, banues në Shkodër, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistole.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Shkoder për kapjen e autorëve, janë edhe grupe të FNSh-së.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI