Flash

Kryetarja e LSI: Edi Rama është i çmendur, ka probleme mendore, nesër protestë!

Lapsi.al 17 December 2017
Kryetarja e LSI: Edi Rama është i çmendur, ka probleme mendore,

Prokurori i ri i përkohshëm, që do të zgjidhet nga Edi Rama dhe deputetët e PS-së ka bashkuar opozitën PD-LSI. Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, Kryemadhi e ka sharë Ramën si njeri të çmendur, me probleme familjare, lolo etj.

"Ne si grup parlamentar jemi të vendosur të mos e lejojmë atë nesër, se është një njeri i cmendur që ka probleme mendore, ka probleme me sjelljen se është i kapur nga krimi i organizar. Nuk ka investitor të huaj që t'ia pastrojë paratë e drogës, nuk ka diasporë që t'i krijojë mundësinë të pastrojë paratë e drogës. Nuk ka prokror të pastrojë 860 mijë eurot e Saimir Tahirit. Misioni im është që ta ndaloj këtë monstër që po shkatërron familjen shqiptare me drogë.

Ne si deputetë të LSI do jemi në sallë dhe do kemi forcë ta ndalim. Unë ftoj në protestë burra dhe gra që kanë besim se vendi po ecën në drejtim të gabuar që t'i tregojmë këtij kryeministri lolo se koha e tij po mbaron, se ky është bërë lolo i krimit të organizuar. Të mos e lëmë një njeri të cmendur që e ka kthyer vendin në bazë të krimit të dhe korrupsionit" u shpreh Kryemadhi.

Reagimi i fortë i LSI, sipas Kryemadhit nuk ka lidhje me emrin e prokurorit që do të zëvëndësojë Llallën, por me mënyrën sesi po zgjidhet ky prokuror.

"Frika dhe ankthi nga Tahiri e con drejt uzurpimit të institucioneve të drejtësisë.

Për LSI, çështja e prokurorit nuk është cështje emrash, as Llalla, as Arta Marku, as Ferdinand Elezi, as Ermira Tafani" tha Monika Kryemadhi.

Të këshilluara

Pranga policit të kufirit në Vlorë

Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa ka arrestuar një punonjës të policisë kufitare të Vlorës të akuzuar për korrupsion pasiv. Operacioni është koduar “...

20:44

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI