Flash

I kujt partie është Balili? Kontratat e reja implikojnë edhe socialistët

Lapsi.al 17 December 2017
I kujt partie është Balili? Kontratat e reja implikojnë edhe

Kontrata të tjera të fituara nga familja e të ashtuquajturit "Eskobari i Ballkanit" kanë dalë në media. Bëhet fjalë për ato të nënshkruara nga “Balili & co”, kompani që administrohet nga Bashkim Balili, vëllai i Kelmend Balilit. Të enjten, Bako Balili u denoncua në parlament si përfitues i fondeve publike nga Ministria e Bujqësisë, në kohën kur drejtohej nga Edmond Panariti.

Nga kontrata që zbuloi Erjon Braçe doli se Balialjt përfituan toka me qira dhe fonde publike edhe pasi partnerët e huaj e shpallën në kërkim Klemend Balilin për trafik ndërkombëtar droge.

Denoncimi përforcoi idenë se Balilajt ishin njerëz të lidhur me LSI-në, duke marrë parasysh këtu se njëri prej tyre, Rigels Balili është edhe kryetar Bashkie në Delvinë, i sulmuar dhe akuzuar publikisht nga Edi Rama gjatë fushatës për lidhjet nepotike në bashki.

Por nëse është e vërtetë se kontratat e Bako Balilit njollosin LSI, tani del se ai ka pasur kontrata edhe me socialistët. Open Data e shpërndau njollën e bashkëpunimit me trafikantët e drogës edhe tek Partia Socialiste, kur risolli kontratat e Balilajve me kryebashkiaken socialiste të Sarandës për ruajtjen e godinave të qytetit. Një pagesë e fundit nga këto fonde publike është bërë vetëm pak ditë më parë, sipas dokumentave që ka publikuar Open Data.

Balilajt kanë nënshkruar kontrata edhe me Ministrinë e Kulturës për ruajtjen e Parkut të Butrintit, edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për ruajtjen e spitaleve, madje kanë shkuar deri aty sa i është besuar edhe godina e Prokurorisë së Sarandës dhe Gjirokastrës.

Nëse këto kontrata i konsiderojmë si prova të kapjes së partive, dhe nëpërmjet partive të kapjes së shtetit nga "Eskobari i Ballkanit", rezulton se parave të drogës nuk i ka rezistuar asnjë palë. Kontratat e reja që kanë dalë në media nuk vënë në dyshim asnjë presje nga teoria e Erjon Braçes se Balili u lidh me LSI, por duhet thënë se kur vjen puna për të ndarë para e tendera, bindjet politike tek të gjithë këta, nuk vlejnë as një lek.

Të këshilluara

Pranga policit të kufirit në Vlorë

Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa ka arrestuar një punonjës të policisë kufitare të Vlorës të akuzuar për korrupsion pasiv. Operacioni është koduar “...

20:44

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI