Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Si e fshehin origjinën shqiptare këngëtarët e njohur grekë (DESHMIA)

Lapsi.al 17 December 2017
Si e fshehin origjinën shqiptare këngëtarët e njohur

Eleni Foureira, një nga këngëtaret më të njohura në Greqi deklaroi publikisht se është shqiptare dhe krenare për origjinën e saj. Por në një emision në televizionin grek Ant1, Eleni tha se, kur doli publikisht, kishte marrë mesazhe nga këngëtarë të tjerë të njohur që kishin origjinë shqiptare.

"Kur deklarova se jam shqiptare, më dërguan mesazhe disa personazhe të njohura në Greqi dhe që e fshehin faktin që janë shqiptarë. Një ditë shkova në një kompani diskografike dhe kur mësuan se jam nga Shqipëria, më tallën dhe qeshën me mua.

U ndjeva shumë keq dhe thashë me vete ‘o Zot, pse kjo gjë duhet të jetë kaq e keqe’? Dhe kuptova që të bëj karrierë dhe të tregoj se çfarë di të bëj, duhet ta fsheh disi origjinën. Kam kaluar muaj në depresion dhe trishtim”, tregon Eleni Foureira. Ajo thotë se pas gjithë këtyre viteve, grekët nuk janë më racistë, por vetë fakti që këngëtarë të tjerë të njohur grekë vazhdojnë ta mbajnë të fshehtë origjinën e tyre tregon të kundërtën. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Candice Swanepoel, mama për herë të dytë

Candice Swanepoel është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.Modelja 29-vjeçare e “Victoria’s Secret”ndau lajmin duke postuar një fotografi të saj, ku shihet duke...

14:22

FOTO/ Alena realizon ëndrrën e saj

Në 2015 u bë e famshme përmes rrjeteve sociale dhe bujës që shkaktoi arsyeja se përse e la ish-bashkëshorti i saj, një politikan i njohur ukrainas. Në atë kohë,...

19:10

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI