Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Dokumenti/ Katania nuk ka mbyllur hetimet për “Habilajt”, ka të tjerë nën përgjim

Lapsi.al 18 December 2017
Dokumenti/ Katania nuk ka mbyllur hetimet për “Habilajt”, ka

Prokuroria e Catanias nuk i ka mbyllur hetimet për bandën e Mosisi Habiljat. Deri tani janë mbyllur procedurat për 15 persona për të cilët ka prova dhe çështja ka kaluar në gjykatë. Kjo nuk do të thotë se hetimet vazhdojnë. E konfirmon këtë në një prononcim për TCH një nga avokatet e të arrestuarve.

“Me mbylljen e hetimeve paraprake nuk do të thotë që nuk mund te zhvillohen me hetime. Ky moment shërben për mbrojtjen, e cila mund të marrë në zotërim të gjitha aktet, të hetuarit mund të kërkojnë dhe që të merren në pyetje nga Prokurori dhe të japin deklarimet e tyre. Me njohjen e akteve të hetimit të deritanishme, i jepet dhe mundësia për të zgjedhur strategjinë më të përshtatshme të mundshme. Ky vendim nënkupton vetëm këtë gjë.

Nuk do të thotë që hetimet nuk vazhdojnë, sepse sigurisht që mund të vazhdojnë dhe nga elementet e mbledhura mund të hapen dhe pista të reja hetimi. Në këtë moment, avokatëve dhe të dyshuarve i vihen në dispozicion të gjitha dokumentet dhe më pas shihet strategjia që do ndiqet. Mund të kërkohet ballafaqimi, ose mund të kërkohet dhe që të gjykohet me aktet si janë, pra pa dëgjuar dëshmitare në një proces publik dhe në këtë mënyrë i ulet 1/3 e dënimit”, - tha Vincenza Pirracchio, avokate.

TCH nxori edhe një dokument, sipas të cilit, 4 te dyshuarit: Nezar Seiti, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Florian Habilaj po hetohen të veçuar nga kjo dosje. Sipas avokates Pirracchio, mundet që prokurorët duke verifikuar dokumentet e deritanishëm, e kanë parë të paarsyeshme për t’i dërguar për gjykim këta persona. /lapsi.al./

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI