Flash

PS mban të fshehtë deri në momentin e fundit emrin e Prokurorit të Përgjithshëm

Lapsi.al 18 December 2017
PS mban të fshehtë deri në momentin e fundit emrin e Prokurorit

Në media tashmë kanë dalë lidhjet e secilit prej kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, fijet që i lidhin me Edi Ramën dhe eksponentët e PS që lobojnë për secilin prej tyre. Të paktën dihet që Arta Marku është e propozuar dhe mbështetur nga Ulsi Manja, ndërsa Ferdinand Elezi ka shpresë se ndikimi i Vangjush Dakos do të bëjë efektin e duhur.

Kushdo që do të zgjidhet nga të tre kandidatët është e qartë se që ditën e parë të punës do t’i ketë një borxh të madh Edi Ramës, që tashmë ka kontrollin e plotë të prokurorisë. Vetë Rama e ka marrë vendimin tani për emrin që do të zëvëndësojë Adriatik Llallën, por në media nuk ka dalë asgjë e sigurtë. Deri në momentin e fundit para seancës, emri i Prokurorit të ri të Përkohshëm do të mbahet i fshehtë, për të shuar zërat se çdo gjë ka qenë e paracaktuar shumë kohë më parë.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI