Flash

Taulant Balla tregon sa muaj do të qëndrojë kryeprokurorja e përkohshme

Lapsi.al 18 December 2017
Taulant Balla tregon sa muaj do të qëndrojë kryeprokurorja e

Zgjedhja dhe betimi i Kryeprokurorit të Përkohshëm u prit me protesta si brenda Kuvendit, ashtu edhe jashtë saj, me opozitën që kërkonte shtyrje të procesit deri në krijimin e KLP-së, ndërsa mazhoranca e votoi Arta Markun për të mos lejuar krijimin e një vakance në krye të organit të akuzës.

Gjatë emisionit Top Story kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm sipas ligjit të ri kërkonte kohë. Në një vlerësim të tij, kryeprokurori i ri me mandat 7-vjeçar zgjidhet në fund të muajit mars ose fillim të muajit prill të 2018-s.

“Sipas ligjit u bë procedura, në kushtet që KLP nuk ishte krijuar. Në vlerësimin tim përzgjedhja e anëtarit të 11-të të KLP-së përfundon në shkurt. Në mars ngrihet KLP-ja. Kryeprokurori i ri me mandat 7-vjeçar në vlerësimin tim zgjidhet në fund të muajit mars-fillim të muajit Prill të vitit të ardhshëm”, - deklaroi Balla.

Balla hodhi poshtë akuzat se zonja Marku është përzgjedhur për të mbyllur dosjet e nxehta, si ajo ndaj ish-ministrit Tahiri.

“Kryeprokurorja e re, me reformën e re nuk mundet që t’i heqë dosjet Prokurorëve, apo t’i transferojë ata. Prokurori i rrethit mund të lëvizë vetëm me vendim gjykate”, - deklaroi Balla.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI