Flash

Auditi i rrugës Tiranë-Elbasan, ministri Gjiknuri kallëzon në Prokurori 3 zyrtarë të LSI

Lapsi.al 19 December 2017
Auditi i rrugës Tiranë-Elbasan, ministri Gjiknuri kallëzon

Dy ish-zyrtarë të Rrugëve dhe një drejtues aktual janë kallëzuar penalisht te Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ministri Damian Gjiknuri, pasi akuzohen për shpërdorim me detyrën. Me përfundimin e procesit të auditit të kryer pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar mbi “rregullshmërinë e ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan”, nga Ministria Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë rezultuar një sërë shkeljesh.

Mësohet se dëmi ekonomik llogaritet në vlerën 53,983,340 USD. Sakaq, është konstatuar edhe një shkelje e disiplinës financiare në vlerën 16,117,926 USD nga nënshkrimi i amendamenteve të kontratës pa burime financimi. Në vijim të konkluzioneve të këtij auditi, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka dërguar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda kallëzimin penal në ngarkim të shtetasve:

1. Dashamir Xhika, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.

2. Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

3. Albens Alite, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI