Flash

Deputetët që protestuan në parlament do të përjashtohen nga PS

Lapsi.al 19 December 2017
Deputetët që protestuan në parlament do të përjashtohen

Partia Socialiste kërkon ndëshkimin e deputetëve që protestuan në sallën e parlamentit kundër zgjedhjes së kryeprokurores Arta Marku.

Taulant Balla kërkoi mbledhjen e Byrosë së Kuvendit brenda 48 orëve, për perjashtimin me 10 ditë të deputetëve opozitarë, që sipas tij ushtruan dhunë.

“Brenda 48 orëve Byroja duhet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën për të përjashtuar me 10 ditë deputetët që ushtruan dhunë. Detyra e deputetit është liria e fjalës dhe ushtrimit të detyrës”- tha Balla për mediat.

Sipas Ballës, ashtu siç e kishte thënë një ditë më parë, “Rasti i Kryemadhit është i paprecedentë dhe goditja është vepër penale. Ne presim ndjesë nga PD e LSI për situatën e djeshme dhe jemi të shqetësuar për sjelljen e opozitës, pasi fyen shqiptarët”- tha Balla.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI