Flash

Deputetja e LSI-së letër për Donald Lu e Romana Vlahutin: Jeni edhe ju përgjegjës për dhunën

Lapsi.al 19 December 2017
Deputetja e LSI-së letër për Donald Lu e Romana Vlahutin: Jeni

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj i është drejtuar me një letër publike ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, ku i shkruan se është ndjerë e dhunuar nga reagimi i tyre për atë që ndodhi në Kuvend.

Mehmetaj në fund i fton ambasadorët t'i bashkohen protestës së ardhshme të opozitës. Deputetja e LSI-së u procedua penalisht në gjendje të lirë për incidentet e ndodhura në Kuvend. Më poshtë pjesë nga letra e Mehmetaj.

"Me deklaratat tuaja, Ju jeni po aq përgjegjës për dhunën që është ushtruar ndaj meje dhe kolegeve të mia, sepse Ju në asnjë rast nuk folët për ne, në asnjë rast nuk mbrojtët të drejtat tona. Jam e sigurtë se në vendet tuaja, nese qeveria do të shkelte Kushtetutën, miliona banorë do të dilnin në rrugë e do të protestonin deri në rrëzimin e qeverisë. Ju nuk mund të na kërkoni që ne të bëjmë të kundërtën. Ju siguroj se ne, 10 vajzat që dje u dhunuam se mbrojtëm Kushtetutën, nuk do të ndalemi në asnjë moment dhe për asnjë arsye. Ne do përpiqemi të tregojmë lidershpit të vërtetë dhe do mundohemi të udhëheqim çdo të ri dhe të re që ende ka ëndrra për Shqipërinë dhe nuk e pranon këtë situatë nëpër të cilën po kalon vendi. Ju presim të na bashkoheni edhe Ju në protestën e rradhës, nëse vërtet e doni Shqipërinë!'

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI