Flash

EKSKLUZIVE/ Filmimet e Floida Kërpaçit në protestë, policët ndihmuan gruan e gjakosur

Lapsi.al 19 December 2017
EKSKLUZIVE/ Filmimet e Floida Kërpaçit në protestë,

Ditën e protestës, deputetja e re e LSI-së, Floida Kërpaçi u shfaq në oborrin e parlamentit e gjakosur. Ajo tha se policët e tërhoqën zvarrë, ndërsa përpiqej të ndihmonte një grua të gjakosur në protestë. Floida Kërpaçi tregoi se si ishte prezantuar para policëve si deputete, megjithatë e kishin tërhequr zvarrë. Gjaku i Floida Kërpaçit provokoi irritimin e Monika Kryemadhit, e cila dhimbjen për deputeten e re, e shfaqi me një sulm të fortë ndaj Edi Ramës në sallën e parlamentit.

Lapsi.al siguroi një video të filmuar nga brenda parlamentit, që tregon një grua të shtrirë në tokë dhe të rrethuar nga policët dhe deputetët e rinj të LSI-së, Floida Kërpaçi, Kejdi Mehmetaj, Indrit Brahimllari dhe ish Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Policët në këtë moment të protestës duket që po kujdesen dhe janë duke e ndihmuar gruan e shtrirë në tokë. Madje Indrit Brahimllari dëgjohet duke i bërtitur policit: Merre mor çoje me ambulancë! Deputetët e LSI qëndrojnë në këmbë, ndërsa Floida Kërpaçi po merret me celularin. Dhuna ndaj saj duhet të ketë ndodhur pas momentit që tregohet në videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=nU0GTekUoqM

Në prononcimin që disa orë pas ngjarjes në Opinion, Floida Kërpaçi u shfaq me dorën e fashuar. Rrëfimin e deputetes për ngjarjen mund të shikoni duke klikuar këtu. Lapsi.al ka zbardhur të plotë kronologjinë e ngjarjes sipas versionit të Floida Kërpaçit, që ç'është e vërteta nuk e bindi Blendi Fevziun.

RREFIMI I FLOIDA KERPACIT PËR DHUNEN E POLICISË

Blendi Fevziu: Ku u përgjakët?

Floida Kërpaçi: Ishte një moment kur u drejtova drejt parlamentit dhe në atë moment gjeta para meje një zonjë që ishte pa ndjenja dhe shkova tek ajo për ta ndihmuar, duke i thënë efektivëve të policisë që të na hapnin rrugën se isha deputete e parlamentit të Shqipërisë.

Blendi Fevziu: I thatë që ishit deputete?

Floida Kërpaçi: I thashë që jam deputete. Jo që nuk pati një reagim nga ata, por më tërhoqën edhe mua në të njëjtën mënyrë siç bënë me zonjën dhe në atë moment nuk kuptova më se çfarë ndodhi, thjesht u mundova që të kaloja dhe të kapërceja të gjithë turmën dhe e gjeta veten të gjakosur duke u munduar t’i jepnim ndihmën zonjës se ajo ishte në gjendje shumë të keqe.

Blendi Fevziu: Kush ju gjakosi?

Floida Kërpaci: Ishin policë që më kapën dhe më tërhoqën.

Blendi Fevziu: Policë që gjakosin një deputet!!! Nuk ndodh!

Floida Kërpaçi: Blendi!

Blendi Fevziu: Them unë nuk ndodh domethënë...

Floida Kërpaçi: Realiteti është që unë jam gjetur e gjakosur. Mund ta shikoni fare mirë në videon më përpara. Bluza ime ishte komplet e gjakosur. Nuk po mundja ta ndaloja presionin derisa fillova ta kontrolloja veten dhe të vija në ndjenja, se situata ishte jashtëzakonisht shumë e vështirë. Në atë moment pashë vetëm efektivë të policisë që më tërhiqnin zvarrë mua dhe gruan që ishte para meje për të na shtyrë tej dhe e gjetëm veten në anën tjetër të policisë.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI