Flash

'Ping-pong' me dosjen Doshi-Frroku-Bami, rikthehet sërish në Gjykatën e Lartë

Lapsi.al 19 December 2017
'Ping-pong' me dosjen Doshi-Frroku-Bami, rikthehet sërish në

Moskrijimi i Gjykatës Speciale Antikorrupsion, SPAK, duket se ka futur në një rreth vicioz çështjen me të pandehur deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bami. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për dërgimin e saj te Krimet e Rënda, këto të fundit e kanë ridërguar dosjen në Gjykatën e Lartë.

Durim Bami ishte të martën tek Krimet e Rënda për zëvendësimin e masës “arrest shtëpiak” dhënë për të 2 vite e 9 muaj më parë nga Gjykata e Lartë.

Ai është një nga tre të akuzuarit për fabrikimin e provave të rreme të një skenari për vrasjen e deputetit Tom Doshi në vitin 2015.

Të pandehurit Bami iu desh të rikthehej në banesë i shoqëruar nga policia pasi Krimet e Rënda nuk e shqyrtojnë dot më kërkesën e tij.

Dosja ku Durim Bami është i bashkëpandehur me deputetin Tom Doshi dhe ish-deputetin Mark Frroku është ridërguar në Gjykatën e Lartë.

Burime të “Abcneës” konfirmuan se Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencë për shqyrtimin e dosjës. Në këtë mënyrë, aktet i janë përcjellë Gjykatës së Lartë, e cila në tetor 2017 shpalli po ashtu moskompetencë.

Gjykata e Lartë hoqi dorë nga shqyrtimi i dosjes, bazuar në ndryshimet kushtetuese për llogari të Reformës në Drejtësi ku gjykimi i akuzave ndaj deputetit, sic është rasti i Doshit, bëhet nga Gjykata Speciale Anti-korrupsion e njohur si SPAK.

Por derisa ky institucion ende nuk është formuar, duket se asnjë gjykatë nuk do të vazhdojë shqyrtimin e dosjes “Doshi-Frroku-Bami”.

Prokuroria e Përgjithshme pretendon se tre të pandehurit e kësaj dosjeje në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar prova të rreme me qëllim për të ushtruar ndjekje penale ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, aktualisht President i Republikës./abcnews.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI