Flash

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Çfarë fsheh vendimi i Ramës për varrezat e reja të ushtarëve grekë

Lapsi.al 20 December 2017
Çfarë fsheh vendimi i Ramës për varrezat e reja të

Vendimi i qeverisë shqiptare një javë më parë për të lejuar kërkimet për eshtra ushtarësh grekë dhe më pas ndërtimin e varrezave ngjall dyshime të shumta për dy arsye. Së pari ky vendim nuk është shumë i qartë se ku do të kryhen gërmimet për eshtra ushtarësh grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në territoret shqiptare në vitet 1940-1941. Sy dyti ka një precedent të keq në vitin 2004 kur po ndërtohej varreza e parë e ushtarëve grekë në Këlcyrë.

Kujtoni këtu skandalin në fshatin Kosinë të Përmetit. Por le t’i shohim më konkretisht. Në vendimin e fundit qeveria shqiptare nuk përcakton fare se ku do të kryehen këto gërmime të reja, ku do të ndërtohen varrezat e reja dhe sa do të ndërtohen. Aktualisht në Shqipëri janë dy varreza të ushtarëve grekë; njëra ndodhet në Këlcyrë dhe tjetra në fshatin Bularat të Gjirokastrës.  ‘Djalli’ fshihet mes radhëve të atij vendimi, ku thuhet ndër të tjera se ‘për zbatimin e tij ngarkohen Prefektët e qarqeve ku do zhvillohen punimet’. Kjo të le të kuptosh se do të kemi varreza të reja në qarqe të tjera të vendit përveç Gjirokastrës ku janë aktualisht dy të tilla.

Një burim i rezervuar i tha Lapsi.al se do të ketë varrezë me eshtra ushtarësh grekë në qarkun e Korçës dhe me shumë mundësi edhe në qarkun e Vlorës. Mos të harrojmë këtu se për këto dy qarqe Athina zyrtare ka bërë presion vazhdimisht për të ndërtuar varreza ushtarësh  të rënë në luftën kundër forcave italiane që askohe ndodheshin në Shqipëri si pushtues. Vendimi i datës 13 dhjetor i referohet dy vendimeve të mëparshme të qeverisë ‘Berisha’; vendimi i vitit 2010 dhe i vitit 2012. Mediat greke gjatë ditëve të fundit e kanë raportuar me vëmendje të veçantë këtë lajm, duke përmendur ndër të tjera edhe disa zona ku do të kryhen gërmime. Është fjala për Korçën, Pogradecin, Vlorën, Sarandën dhe Gjirokastrën. Por nuk është thënë ende se ku do të ndërtohen varrezat e reja dhe sa do të jenë ato.

Skandali i Kosinës i denoncuar në ‘Fiks Fare’, tregonte se si kryheshin zhvarrime në varrezat e vjetra të fshatit, për t’i marrë eshtrat dhe për t’i llogaritur si ushtarë grekë. Pavarësisht kësaj, varreza e Këlcyrës u ndërtua edhe pse në fillim pa marrëveshje mes shteteve.  Mbetet për t’u parë nëse kësaj radhe do të ketë monitorim më të madh nga shteti shqiptar për këtë proces.

Askush nga qeveria deri më tani nuk ka dhënë më shumë detaje rreth vendimit të datës 13 dhjetor. Kryeministri Rama u pyet nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp pak pas zgjedhjes së kryeprokurores së re, por ai e injoroi këtë çështje dhe u largua nga foltorja. Reagimet kundër nuk kanë munguar. Historiani Pëllumb Xhufi thotë se ky vendim i Ramës mbështet tezat greke për të ashtuquajturin ‘Vorio Epir’. Sipas tij për nderimin e ushtarëve do të mjaftonte ndonjë lapidar përkujtimor, por jo varreza të mëdha. Kundër është deklaruar edhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, avokat Spartak Ngjela dhe shumë të tjerë.

Me siguri që ky vendim i qeverisë do vazhdojë të mbetet ‘mister’. Të paktën deri më datë 21 janar, kur Tiranën e viziton ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias. Lëshimi i qeverisë shqiptare për varreza të tjera ushtarësh grekë në vendin tonë, vjen pak ditë pas takimit kokë më kokë në Kretë të ministrave të Jashtëm të dy vendeve, Ditmir Bushati e Nikos Kotzias. Sidoqoftë edhe rreth atyre bisedimeve ka ende shumë paqartësi se çfarë do të bëhet me paktin detar, ligjin e luftës, çështjen çame dhe shumë probleme të tjera të mbartura mes dy vendeve.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI