Flash

Gramoz Ruçi në hall, vjedhjen e kartave në parlament e quan “absolutisht normale”

Lapsi.al 20 December 2017
Gramoz Ruçi në hall, vjedhjen e kartave në parlament e quan

Megjithëse renditi para gazetarëve problemet e rënda që pati votimi i Arta Markut në parlament, Gramoz Ruçi e quajti atë “absolutisht normal". E çuditshme është se ishte vetë Ruçi që ndërsa tregonte incidentet gjatë votimit, ngriti pyetjen: A është normale kjo? A është në rregull? dhe po vetë u përgjigj: "është absolutisht normale", ndërkohë që kishte folur për vjedhje të kartave të votimit nga të dyja palët në sallën e parlamentit

“Në prezencën në parlament ishin paraqitur për të marrë pjesë në votim 75 deputetë. Muarën pjesë 73 ligjvënës, pra 69 pro, 2 kundër dhe 2 abstenim. Nuk votuan 3 deputetë, se iu kishin marrë kartat. Gjëja groteske ishte që u deklarua në media se kandidatja për prokurore kishte suportin e Ermonela Felaj dhe Ulsi Manja, njëra kryetare komisionit të Sigurisë dhe tjetri i Ligjeve. Këto ishin edhe firmëtarë për ta mbështetur kandidaten për kryeprokurore, por ata nuk votuan. Janë këto dy deputetë që nuk votuan dot. A është normale kjo? A është e rregullt? Që nuk patën mundësi të votonin 3 deputetë. Në këtë situatë, dy deputetë përdorën kartat e dy kolegëve dhe këtë e kanë deklaruar zyrtarisht me shkrim, kanë depozituar në sekretariatin e votmit një deklaratë me shkrim që kemi përdorur këtë kartë se m’u privua e drejta e ushtrimit të kësaj të drejte. Pra votimi është absolutisht normal” u shpreh Ruçi duke këshilluar gazetarët të numërojnë 72 vota pro dhe jo 69 siç ishte rezultati zyrtar i votimit.

Kreu i Kuvendit dënoi dhunën në sallën e kuvendit që sipas tij nuk kishte ndodhur në 27 vjet të goditej kabineti qeveritar dhe drejtuesi i seancës.

“E para, asnjë opozitë nuk ka tentuar që simpatizantët t’i kundërvihen policisë për të uzurpuar parlmentin. E dyta, që deputetët të përdorin violencë dhe mjete të forta drejt kabinetit apo drejtuesit të seancës dhe e treta, nuk janë pënguar asnjëherë deputetët për të votuar, për të ushtruar detyrën e tyre si ligjvënës duke iu rrëmbyer kartat që të mos ushtrojnë të drejtën për të votuar” u shpreh Ruçi, që duket se ka harruar shumë ngjarje dhe dhunë që ka pasur në parlamentin e Shqipërisë jo shumë kohë më larg.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI