Flash

Janullatos flet për mediat greke: Çfarë ndodhi në Himarë dhe si po qeveris Edi Rama

Lapsi.al 20 December 2017
Janullatos flet për mediat greke: Çfarë ndodhi në

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos ka dhënë një intervistë për televizioni grek SKAI në prag të Krishtlindjeve. Ai ka folur për harmoninë duke theksuar se liria fetare është e plotë dhe se Kushtetuta e Shqipërisë është ndoshta me e mira në botë. Janullatos u ndal edhe në shqetësimin e madh që ka për minoritetin grek në Shqipëri.

“Problemi më i madh i grekëve në Shqipëri është që fshatrat janë boshatisur, pasi ata janë larguar. Çështja është se ata që kanë lindur dhe rritur në këto fshatra dhe duhet të zhvillojnë jetën e tyre atje. Të ikin nga ato vende dhe të fillojnë të bërtasin që “të tjerët na urrejnë” është një zgjidhje e lehtë, por në fakt nuk është kjo e duhura” - tha Janullatos.

Në lidhje me marrëdhënien e tij me Kryeministrin Rama kryepeshkopi theksoi se ka komunikim të vazhdueshëm me të. Për disa gjëra nuk është dakord, por i rëndësishëm sipas kryepeshkopit është dialogu. Në lidhje me Himarën dhe çështjen e pronave të minoritetit grek ai nënvijëzon se është një çështje e përgjithshme në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm e Himarës, raporton Vizion Plus.

“Është një çështje e përgjithshme, jo vetëm në Himarë nuk janë kthyer pasuritë. Madje as neve për kishën nuk na janë kthyer shumë prona. Pavarësisht se kemi marrëveshje zyrtare me shtetin nuk janë dhënë ende, ka vonesa. Kthimi i pronave në Shqipëri është procedurë nëpër komisione e gjykata. Çështjet e pronësisë janë të ngatërruara. Himara nuk është një çështje më vete. Shteti ka të drejtë të bëjë ndërhyrje të caktuara, por duhet t’u jepet prona e pasuria atyre që u takon” - shtoi Janullatos.

I pyetur nga gazetari për raportet mes Tiranës e Athinës, kreu i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos jep këtë mesazh.

“Greqia mbetet gjithnjë fqinji. Fqinjët gjenden gjithmonë në momente të vështira. Njerëzit duan që këto marrëdhënie të jenë të përforcuara dhe të sinqerta. Të mos biem viktima të tensioneve por të ngremë ura” - theksoi kryepeshkopi.

Janullatos foli dhe për krizën greke dhe për autokritikën që duhet të bëjnë greket, si dhe për globalizmin e islamin. Sipas tij duhet të shihet e vërteta siç është. Në Shqipëri njerëzit e thjeshtë janë njerëzit e drejtësisë dhe të vërtetës përfundon kryepeshkopi.

Të këshilluara

Vangjush Dako padit Lulzim Bashën

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të padisë për shpifje Lulzim Bashën. Kjo, pas akuzave të këtij të fundit, se Vangjush Dako është i lidhur me krim...

20:55

Tiranë, vdes një grua brenda në autobus

Një grua ka humbur jetën brena autobusit të linjës 'Tirana e Re' në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00. Sipas policisë menjëherë në vendngjarje kanë shk...

17:06

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI