Flash

Policia greke jep të dhënat: Për vitin 2017 u sekuestruan 16 ton drogë, shumica vinte nga Shqipëria

Lapsi.al 20 December 2017
Policia greke jep të dhënat: Për vitin 2017 u sekuestruan 16 ton

E ndërsa në Shqipëri flitet se në këtë vit do të mbyllet çështja e kanabisit, policia greke bën me dije se pjesa dërrmuese e 16 tonëve drogë e kapur, vjen nga vendi ynë.  Policia greke ka publikuar të dhënët për sasinë e drogës së konfiskuar gjatë këtij viti.

Këto të dhëna janë bërë publike gjatë djegies së  25 kilogramë heroinë, 27 kg kokainë, 300 kilogramë kanabis dhe 1,200 fidanë kanabisi, në zonën e Beotisë. Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i policisë greke, gjeneral leitnant Konstandinos Tsuvalas, e cilësoi vitin 2017 si një vit mjaft të suksesshëm në luftimin e trafikut të drogës. Ai shtoi se se 2018- a do të shpallet si “viti kundër drogës”.

“Gjatë 2017-s u sekuestruan gjithsej 16 tonë kanabis, shumica e të cilave kishin hyrë nga Shqipëria, 302 kg heroinë, 220 kg kokainë dhe 50.000 pilula narkotike. Policia trajtoi 12.000 çështje që lidheshin me drogën. U proceduan 17.000 persona, nga të cilët 12.000 u arrestuan.” - u shpreh ai.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI