Flash

Vangjush Dako padit Lulzim Bashën

Lapsi.al 20 December 2017
Vangjush Dako padit Lulzim Bashën

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të padisë për shpifje Lulzim Bashën.

Kjo, pas akuzave të këtij të fundit, se Vangjush Dako është i lidhur me krimin.

“Kam vendosur ta çoj në gjyq Lulëzim Bashën, si një shpifës profesionist që e ka kaluar cakun e tolerancës time.

Ky njeri që gënjen sy për sy kë t’i dalë përpara, një i paaftë që si kryetar bashkie la kokrrën e namit me paaftësinë e me gënjeshtrat e tij dhe si kryetar i opozitës e ka bërë qesharake Partinë Demokratike, duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për shumë gjëra.

Por nëse për ato të rëndat fare me dëme ekonomike kolosale, do t’i japë patjetër përgjigjet e veta përballë institucioneve të reja të reformës në drejtësi që ai po bën çmos ta bllokoje, me mua do të përballet e do të përgjigjet përpara gjykatës për shpifjet e tij prej mashtruesi profesionist.

Kam marrë vesh që ky karafil nuk shkon në gjyqet ku e çojnë njerëzit që i akuzon me shpifjet e tij ordinere!

Por vjen s’vjen në gjyq të perballet me modelin e shpifur politik që ai mishëron, unë e kam ndarë mendjen që të mos i ndahem derisa të gjithë baltën e tij ta gëlltisë mbrapsht në sytë e gjithë popullit”, thotë Dako

Të këshilluara

Tiranë, vdes një grua brenda në autobus

Një grua ka humbur jetën brena autobusit të linjës 'Tirana e Re' në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00. Sipas policisë menjëherë në vendngjarje kanë shk...

17:06

Gjykata lë në burg Albin Kurtin

Gjykata ka lënë sërish në paraburgim Albin Kurtin dhe Donika Kadaj Bujupin, ndonëse ata kërkuan një masë tjetër sigurie. Deputetët  e Lëvizjes Vetëvendosje janë...

16:34

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI