Flash

Donald Lu në zyrën e Arta Markut, ka paralajmëruar arrestime në janar

Lapsi.al 21 December 2017
Donald Lu në zyrën e Arta Markut, ka paralajmëruar arrestime

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu pati një takim Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Markun në zyrën e kësaj të fundit. Nuk dihet tema e takimit mes Lu dhe zonjës Marku, por ia vlen të kujtohet këtu deklarata e ambasadorit amerikan që në fillim të vitit të ardhshëm ka folur për arrestimin e disa "peshqve të mëdhenj".

Ditën që u zgjodh mes protestave të opozitës jashtë dhe brenda parlamentit, Kryeprokurorja Arta Marku, ambasadori Lu deklaroi se komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. “Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë”, u shpreh Lu më 18 dhjetor.

Në një intervistë në emisionin Opinion, ish kryeprokurori Adriatik Llalla ka treguar se Donald Lu i kërkoi arrestimin e disa politikanëve dhe nuk pati asnjë ngurrim të flasë me emra. A do të jetë po kaq i drejtpërdrejtë Lu edhe me Arta Markun? Kjo pritet të kuptohet nga vendimet e para të Markut, por asgjë nuk e pengon ambasadorin të jetë këmbëngulës në objektivat e tij.©Lapsi.al

Të këshilluara

Vangjush Dako padit Lulzim Bashën

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të padisë për shpifje Lulzim Bashën. Kjo, pas akuzave të këtij të fundit, se Vangjush Dako është i lidhur me krim...

20:55

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI