Flash

Çfarë dështoi në "facebook-un" e Mark Zuckerberg (Foto)

Lapsi.al 22 December 2017
Çfarë dështoi në "facebook-un" e Mark Zuckerberg

Në dhjetor të vitit të kaluar, kur ishte në epiqendrën e vorbullës së kritikave se ishte përdorur për të përhapur në publik lajme të rreme, Facebook prezantoi një përditësim që shfaqte një ikone me një pikë çuditëse në krah të artikullit, për të paralajmëruar se mund të bëhej fjalë për një lajm të rremë.

Por, pa mbushur ende një vit nga kjo, Facebook është tërhequr, duke deklaruar se ky përditësim nuk e realizoi misionin e vet; të ndante lajmet e rreme nga ato të vërtetat.

Platforma më e madhe sociale në internet thotë se nga analizat e kryera deri më tani, ai që quhet si “flamuri i kuq” cekte në shumë raste edhe lajme apo ndodhi të vërteta, duke nxitur kështu shumë përdorues të vinin në dyshim gjithçka që lexonin.

E në vend të kësaj, Facebook thotë se do të paraqesë artikuj të tjerë shtesë nga burime të ndryshme që kanë të bëjnë për të njëjtën ndodhi, duke u mundësuar përdoruesve informimin nga më shumë se një burim për të njëjtin lajm, e rrjedhimisht të gjykojnë dhe vendosin vetë për vërtetësinë e tij.

Të këshilluara

BMW prezanton modelin e ri “M5”

Me një kosto bazë prej 90 mijë paundësh plus kostot në varësi për kërkimin e opsioneve shtesë duket se BMW-ja e re "M5" është më e mira e prezantuar deri më sot...

13:20

Filmat që priten për vitin 2018-të

Në pritje të vitit 2018, ne ju sjellim listën e filmave më të bukur dhe të shumëpritur që pritet të dalin në vitin që vjen. -Deadpool 2, Jurassic World 2 ose...

16:52

Instagrami sjell risi për hashtagët

Instagram ka shtuar një funksion të ri për të gjithë ndjekësit e tij, të ndjekin dhe "hashtag-ët.Tashmë opsionet hashtag funksionojnë si llogari të cilat mund t...

11:27

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI