Flash

Shqipëria jashtë festës së thirrur nga SHBA pas votës në OKB

Lapsi.al 22 December 2017
Shqipëria jashtë festës së thirrur nga SHBA pas votës

SHBA-të kërcënuan se do të “mbanin shënim” emrat e vendeve që do të ngrinin dorën “kundër” vendimit të presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. “Newsweek” shkruan se pas asaj “humbjeje” dërrmuese në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ambasadorja amerikane Nikki Haley ka ftuar 8 vendet që mbështetën SHBA-të.

Lista përfshin Izraelin, Guatemalën, Hondurasin, Mikronezinë, Ishujt Marshall, Naurun, Palaun dhe Togon, plus edhe përfaqësuesit e 56 vendeve që e anashkaluan votimin, ose abstenuan. Kanë mbetur jashtë kësaj ceremonie 128 vendet që dolën kundër vendimit të Trump. Jashtë ka mbetur edhe Shqipëria. Në ftesën e saj, Haley i falënderon këto vende “për miqësinë e shprehur ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Le të votojnë kundër nesh. Do të shpenzojmë më pak për ta. Nuk na intereson”- u shpreh Trump para votimit. Pritet të shihet nëse kjo votë do të jetë pasoja në marrëdhëniet me Shqipërinë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI