Flash

Uji i pijshëm/ Qeveria pas 1 shkurtit nis fazën e 'dajakut' për pajisjen me sahate dhe fatura

Lapsi.al 22 December 2017
Uji i pijshëm/ Qeveria pas 1 shkurtit nis fazën e 'dajakut'

Pas aksionit me energjinë elektrike, qeveria ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë edhe me ujin. Do të jetë data 1 shkurt 2018 kur qeveria do të nisë aksionin për formalizmin e sektorit të ujit të pijshëm me vendosjen e sahateve dhe mbledhjen e faturave të papaguara. Aksioni do të shtrihet në dy faza. Fillimisht me sensibilizimin e qytetarëve për vendosjen e sahateve dhe më pas me kontrollin derë më derë për pagimin e faturave të prapambetura.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, nëpërmjet një letre drejtuar bashkive dhe ndërmarrjeve të ujësjellëskanalizimeve u kërkon marrjen e masave për nisjen e aksionit në terren. Ministri Gjiknuri shpjegon se fillimisht aksioni do të nisë sensibilizimin e qytetarëve për pajisjen me kontratë dhe sahat të ujit të pijshëm.

“Në lidhje me fazën e parë të aksionit, ‘faza e mirëkuptimit’, që përfundon më datë 1 shkurt 2018 dhe që konsiston në sensibilizimin e qytetarëve për formalizmin e shërbimit dhe pajisjen me ujë-matës kërkohet angazhimi juaj për marrjen e masave për ofrimin e shërbimit në mënyrë sa më eficiente nga stafet e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve për përballimin e fluksit të pritshëm të kërkesave të qytetarëve për pajisjen me kontratë dhe ujëmatës. Në fazën e dytë të aksionit, që konsiston me verifikimin e formalizmit të shërbimit të çdo abonenti derë më derë, pajisjen me ujë-matës të të gjithë abonentëve dhe marrjen e masave për vënien përpara përgjegjësisë të kundërvajtësve dhe shkelësve që ndërhyjnë në rrjetin e ujësjellës–kanalizimeve”, - thuhen në letrën ministrit Gjiknuri.

Të këshilluara

Një shqiptar nga Kosova humb jetën në Siri

Humb jetën një tjetër shtetas i Kosovës në Siri. Mediat kosovare raportojnë se ky person është nga fshati Palabardh i komunës së Gjakovës. Familjarët tashmë jan...

08:31

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI