Flash

Vota kundër SHBA, vjen reagimi i Presidencës: Nuk është qëndrim shtetëror, qeveria nuk na informoi

Lapsi.al 22 December 2017
Vota kundër SHBA, vjen reagimi i Presidencës: Nuk është

Vota e shqipërisë kundër kundër proporzimit të SHBA-së për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, ka sjellë reagime edhe në politikën shqiptare. Pas kritikave të shumta nga opozita për këtë votë, kanë ardhur kritika edhe nga presidenti i republikës së Shqipërisë.

Nga ana e saj qeveria reagoi përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme e cila u shpreh se qëndrimi është i njëjtë me atë të vendeve të BE-së. Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, zoti Tedi Blushi, i pyetur nga Panorama mbi votën e djeshme të Shqipërisë kundër SHBA-së tha se:

“Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar. Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar. Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri me i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla që duhet të jenë të mirë koordinuara. Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës.”

 

Të këshilluara

Një shqiptar nga Kosova humb jetën në Siri

Humb jetën një tjetër shtetas i Kosovës në Siri. Mediat kosovare raportojnë se ky person është nga fshati Palabardh i komunës së Gjakovës. Familjarët tashmë jan...

08:31

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI