Flash

PD akuza Veliajt: Pas kalimit të buxhetiti 2018, banorët e Tiranës do paguajnë 100 mln euro taksa

Lapsi.al 23 December 2017
PD akuza Veliajt: Pas kalimit të buxhetiti 2018, banorët e

Këshilltari bashkiak i PD, Akil Kraja, ka komentuar me tone të ashpra vendimin e Bashkisë së Tiranës për të miratuar buxhetin e vitit 2018.

Në një deklaratë, Kraja thekson se pas kalimit të paligjshëm të buxhetit, një familje në Tiranë do t’i paguajë bashkisë më shumë taksa.

Sipas tij, kjo rritje taksash është ‘dhurata’ e vitit të ri që Veliaj u bën familjeve të Tiranës, duke shtuar se nuk është hera e parë që kryebashkiaku rrit taksat.

Reagimi:

“Pas kalimit të paligjshëm të buxhetit 2018, një familje në Tiranë do t’i paguajë Bashkisë më shumë taksa! Për një familje në Tiranë “më shumë taksa”, përkthehet në një faturë që kushton të paktën 75 mijë lekë çdo muaj. Kjo rritje taksash është “dhurata” e vitit të ri që Veliaj u bën familjeve të Tiranës. Nuk është hera e parë që Veliaj rrit taksat. Që kur Erion Veliaj, mori drejtimin e kryeqytetit, rritja e taksave është politikë konstante e tij. Në fund të vitit 2016, të ardhurat e mbledhura nga taksat e tarifat arritën një rekord të panjohur më parë - 55 milionë euro në vit. Ne buxhetin e vitit të ri 2018, i kaluar me vota të blera dhe të paligjshme, Erion Veliaj kerkon te dyfishoje te ardhurat nga taksat. Nga 55 milionë euro, tani, qytetarët dhe bizneset duhet të nxjerrin nga xhepat 100 milionë euro. Le të bëjmë një llogari të thjeshtë për faturën mujorë 75 mijë lekë në muaj që një familje i paguan Bashkisë së Tiranës. Uji i pijshëm është rritur me 50 %. Nga rreth 10.000 lekë tani do të paguhet 15.000 lekë/muaj; Tarifa e shërbimit është rritur 100 %, nga 1.000 lekë do të bëhet 2.000 lekë Në faturën e UKT-së shtohet dhe Taksa e re e ndërtesës, e cila është rritur 10 fish, nga 1000 lekë/muaj, do të paguajmë, minimalisht, 10.000 lekë në muaj. Tarifa e pastrimit është 4.200 lekë. Taksa e arsimit është një taksë e re e shtuar me buxhetin e këtij viti, 1500 lekë. Në faturën 75 mijë lekë në muaj përfshihet edhe kostoja e 1 aboneje autobuzi, që është rritur me 50 %. Nga 12 mijë lekë, tani kushton 16.000 lekë.” – shkruan Kraja.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI