Flash

Sulm me armë mbi fisin Çapja në Elbasan (VIDEO)

Lapsi.al 23 December 2017
Sulm me armë mbi fisin Çapja në Elbasan (VIDEO)

Elbasani nuk po gjen qetësi nga përplasja mes bandave kriminale. Sot raportohet për një tjetër atentat ndaj fisit Capja, por deri më tani policia nuk konfirmon për viktima apo të lënduar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 'Emin Matraxhiu'. Të shtënat me armë kanë cuar aty forca të shumta policore dhe grupin hetimor, që kanë konstatuar se

"Në Lagjen "Emin Matraxhiu" në një rrugicë persona të paidentifikuar dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Capajve. Më pas në Lagjen "5 Maji" është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip "BMW" me targa të dyshuara të falsifikuara. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", thotë policia përmes një njoftimi.

Në vitin 2016 u ekzekutuan katër persona nga fisi Capja në Elbasan. E gjithe historia e gjakderdhjes mes dy fiseve nis në dhjetor të vitit 2005 kur tre persona të maskuar vranë brenda ambienteve të një lokali pranë Universitetit të Elbasanit 33-vjeçarin Sokol Çapja.

Pas vrasjes së Sokol Çapjas, në këtë seri të gjatë vrasjesh do të përfshiheshin tetë familje. Fill pas kësaj vrasjeje do të ndodhnin një seri atentatesh në Elbasan, Tiranë si edhe jashtë vendit ndaj anëtarëve të fisit Mema, por edhe të të afërmve të personave të dyshuar si pjesëmarrës në atentatin ndaj Sokolit.

Konflikti vazhdon edhe sot në Elbasan, ndërsa autoritetet shtetërore duket se e kanë humbur betejën për të vendosur qetësinë në këtë qytet dhe paqen mes dy fisive. Atentati i sotëm është vetëm një prej shumë të tjerëve që janë kryer përgjatë 15 viteve.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI