Flash

VIDEO/ Shikoni ku i çojnë shqiptarët pa dokumenta në Francë

Lapsi.al 24 December 2017
VIDEO/ Shikoni ku i çojnë shqiptarët pa dokumenta në

Një denoncim i rrallë ka mbërritur mbrëmjen e së dielës në portalin www.lajme.al nga refugjatët shqiptarë në Francë. Bëhet fjalë për gjendjen e mjeruar ku ata jetojnë në kampet e autoriteteve franceze.

Të izoluar, pa shërbime dhe duke fjetur në tokë, kjo është gjendja që mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. Por kjo nuk është më e keqja…

Shqiptarët në kampin e Calais sikurse dëshmojnë se kanë plot 36 orë pa ushqim. Madje, kjo është kërkesa kryesore që ata kanë ndërsa dëgjohen edhe teksa ironizojnë me mungesën e bukës.

“Ja si na trajtojnë në Francë kur na kapin! Na lëne pa bukë dhe 8 veta në një qeli. Duke fjetur ne tokë! Na kapën duke kaluar për në Angli dhe na trajtojnë si kafshë! Dhe arriti deri në atë pikë sa na e vranë vëllanë tonë nga Shkodra!” – shkruan djali shqiptar duke iu referuar rastit të Florenc Beqirajt.

I pyetur për vdekjen tragjike të Beqirajt se cilat janë dyshimet që ata kanë për vdekjen, denoncuesi përgjigjet: “Po ç’rëndësi ka! E vërteta është që vdiq në Francë dhe Policia po të kishte bërë punën tamam nuk do kishte shkuar kështu! Mjer nëna e tij se askush nuk ia di dhimbjen!

Më vjen shumë keq se vdekjen e Florencit, PD po e përdor politikisht. Dhe ju mediat po e përdorni për klikime! Por megjithatë dua që video që ju nisa të dali dhe ta shofin shqiptarët dhe ta kuptojnë se Evropa nuk është fushë me lule! Dhe po të punojnë në Shqipëri, e kanë më mirë!” – përfundon denoncuesi.

https://www.youtube.com/watch?v=InLr9yEzDbU&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI