Flash

Presidenti Meta shpjegon arsyet pse i dha nënshtetësinë shqiptare Janullatosit

Lapsi.al 25 December 2017
Presidenti Meta shpjegon arsyet pse i dha nënshtetësinë shqiptare

Një ditë pasi njoftoi dhënien e shtetësisë shqiptare për kryepeshkopin Janullatos, sot pasi ka bërë vizitën e urimit për ditën e Krishtlindjes, Meta ka folur për mediat lidhur me arsyet e këtij vendimi.

“Përgjigjen më të mirë e ka dhënë Fortlumturia e tij me shprehjen si ‘puna e verës’. Ky është një moment shumë pozitiv i shprehjes së mirënjohjes. Kjo është një vepër të madhe që e ka krijuar me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm duke ngritur nga hiri, Kishën Ordodokse Autoqefale të Shqipërisë me një infrastrukturë të jashtëzakonshme. Shikoni Katedralen përballë, që nuk ekzistonte. Janë investimi i tij, frymëzimi i tij për të krijuar vlera të shkëlqyera”- tha Meta.

Pyetur nëse dhënia e shtetësisë vjen pas deklaratës së dhënë prej vetë Janullatosit se pasardhësi i tij do të jetë një shqiptar Meta iu pergjigj:

“Dua të theksoj se lidershipi i tij në krye të kësaj kishe ka qënë një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për Kishën Autoqefale të Shqipërisë duke e afirmuar në gjithë botën ordokse, por duke e promovuar Shqipërinë si një vend me vlera të harmonisë fetare. Fortlumturia e tij gjithnjë ka prediskuar për harmoni. Kjo lidhet me vepren e tij dhe sikurse u shpreh se vera sado më e vjetër të jetë aq më shumë ka, ashtu edhe aq sa më shumë vite të kalojnë nga sot, aq më shumë do të rritet vlera e tij në funksion të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare.”

 

Të këshilluara

Si e uruan Krishtlindjen Rama, Meta dhe Basha

Krerët më të lartë të politikës shqiptarë kanë uruar qytetarët për festën e Krishtlindjes, në këtë ditë të shenjtë. Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes nj...

10:34

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI