Flash

Shqiptarët konsumojnë 8.7 milionë litra birrë më shumë se viti 2016

Lapsi.al 25 December 2017
Shqiptarët konsumojnë 8.7 milionë litra birrë më

Konsumi i birrës është rritur gjatë këtij viti. Sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, sasia e birrës së konsumuar për 10-mujorin arrin në 71 milion litra, ose 8.7 milion litra më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas këtyre të dhënave, në 10 muaj në tregun vendas janë importuar 34.3 milion litra birrë.

Temperaturat e larta që shoqëruan muajt verës vendin tonë kanë ndikuar edhe në rritjen e konsumit të pijeve në vend, pasi nivelin më të lartë të konsumit e kemi gjatë muajve të verës.

Tregu i birrës është ndër më të “lakmuarit” dhe diskutimet për akcizën e birrës në kohën kur diskutohet paketa fiskale janë të ashpra.

Prodhuesit vendas gjithnjë janë ankuar se është krijuar një treg i pandershëm dhe kanë kërkuar vazhdimisht uljen e taksës së akcizës për këtë produkt, me arsyetimin e rritjes së produktit vendas dhe rritjen e punësimit, raporton "Scan".

Aktualisht prodhimi vendas i birrës e ndan tregun ndërmjet katër kompanive kryesore.

Por një përqindje të lartë në treg zënë edhe birrat e importit, të cilat në jo pak raste janë favorizuar edhe nga niveli më i ulët i akcizës, duke konkurruar bindshëm prodhimin vendas.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI