Flash

Vota kundër/ SHBA 'hakmerret' ndaj OKB-së, i redukton financimin me 285 milion dollarë

Lapsi.al 25 December 2017
Vota kundër/ SHBA 'hakmerret' ndaj OKB-së, i redukton

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ‘hakmerren’ ndaj OKB-së pas dështimit në votimin e javës së kaluar për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Misioni i SHBA-së në OKB ka bërë të ditur dje se ka vendosur të reduktojë me 285 milion dollarë financimin për Organizatën.

“Joefikasiteti dhe tejkalimi i Kombeve të Bashkuara janë të njohura mirë. Ne nuk do ta lejojmë më që bujaria e popullit amerikan të përfitohet ose të mbetet e pakontrolluar. Kjo ulje historike e shpenzimeve – përveç shumë lëvizjeve të tjera drejt një OKB më efikase dhe më të përgjegjshme – është një hap i madh në drejtimin e duhur. Ndërsa ne jemi të kënaqur me rezultatet e negociatave buxhetore të këtij viti, mund të jeni të sigurtë se do të vazhdojmë të shikojmë mënyrat për të rritur efikasitetin e OKB-së duke mbrojtur interesat tona“, - tha ambasadori Haley.

Javën e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do të ndalojë ndihmën financiare për vendet që votojnë rezolutën e OKB-së, me anë të së cilës kundërshtohet vendimi i SHBA-së për njohjen e Jerusalemit, kryeqytet të Izraelit. Njëri nga vendet që votoi kundër ishte edhe Shqipëria. Nuk idhet nëse masa të ngjashme do të miratohet edhe ndaj vendit tonë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI