Flash

Akuza e fortë nga PD: Vota kundër SHBA u shit në këmbim të një afere korruptive 500 milionë dollarë

Lapsi.al 26 December 2017
Akuza e fortë nga PD: Vota kundër SHBA u shit në këmbim

Kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku ka hedhur një akuzë të fortë për votën kundër të Shqipërisë në OKB kundrejt SHBA-së. Ai shprehet se qeveria e shiti votën në këmbim të një afere korruptive 500 milionë dollarë. Çollaku denoncoi se është një president klubi futbolli në Shqipëri që po lobon fuqishëm për biznesin, ndërsa paralajmëroi që në ditët në vazhdim do të zbardhë të plotë skandalin.

“Vota shqiptare në OKB është shitur, është lobuar fort nga një apo dy vende të tjera. Vota është ofruar këtyre vendeve për të nxjerrë fitime të një natyre të errët. Njerëz afër Ramës, sekserë të tij dhe biznesmenë. Janë dy apo tre vende, që mendojnë të krijojnë një biznes të madh në Shqipëri me një pjesëmarrje nga biznesmenë nga dy vende dhe vendosi që për ta financuar me një vlerë me 500 mln euro qeveria kërkon një hua të vendi i dytë. Bizneset lobojnë për ta bindur për të dhënë hua, por vendi i dytë heziton, por e ka për zemër cështjen e Palestinës dhe Shqipëria votoi kundër SHBA. Mesa duket vota në OKB ka qenë për të bindur vendin e dytë për të akorduar kredinë 500 milionë dollarë. Biznesi është projektuar që të falimentojë, është skemë korruptive, jo më shumë se pas një viti dhe absolutisht vendimi i qeverisë shqiptare është bërë si hua për të bindur qeverinë e vendit që heziton për ta lejuar këtë kredi 500 mln dollarë që do të shkojë në xhepat e sekserëve të korruptuar. Është një nga skandalet më të mëdha. Pas falimentimit të biznesit barra u mbetet shqiptarëve.” – u shpreh Çollaku për Report TV.

 

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI