Flash

Kryeministrin e Kosovës e lidhin me 200 kollare

Lapsi.al 26 December 2017
Kryeministrin e Kosovës e lidhin me 200 kollare

Një aksion sa sinjifikativ po aq edhe inteligjent ka ndodhur para zyrës së kryeministrit të Kosovës. Qytetarët kanë vendosur t'i "dhurojnë" Ramush Haradinajt, plot 204 kravata. Por ky peshqesh nuk ka lidhje as me krishlindjen dhe as me vitin e ri. Ai është një protestë ndaj vendimit të kryeministrit për rritjen e pagës së tij me 100 për qind (lexo analizen poshte). Kur shefi i ekzekutivit u pyet se pse kishte çuar pagën  2950 euro, duke e bërë atë më të lartën në rajon, ai u justifikua duke thënë se “S’mundem gjithqysh me dalë, obligona për një kravatë, një këmishë”. Kjo e shtyu artistin Kushtrim Mehmeti që të nisi një "aksion humanitar" për të mbledhur kravata dhe për t’ia dhuruar kryeministrit. Plot 204 të tilla iu dërguan sot Ramush Haradinajt para zyrës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI