Flash

Ministri i Brendshëm Xhafaj paralajmëron Çapjat dhe Çelajt: Do marrin ndëshkimin e merituar

Lapsi.al 26 December 2017
Ministri i Brendshëm Xhafaj paralajmëron Çapjat dhe

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur pas takimit të sotëm të mbajtur në Elbasan me 12 drejtorët e policisë në qarqe. Në këtë takim u prezantua platforma e policimit dhe siguria në komunitet.

Në fund të takimit, Xhafaj ka dhënë disa detaje për mediat, duke shprehur shqetësim për situatën lidhur me kriminalitetin në këtë qytet.

“Për kriminalitetin në Elbasan mbetem i shqetësuar, jemi duke u marrë me strukturat e reja, njerëzit që kemi vënë këtu janë më të mirët, ekspertët më të mirë, që po merren me hetimin e grupeve kriminale dhe provave që nuk bëhet brenda ditës e natës. Ata, Çapjat dhe si e kanë ata të tjerët, Çelajt nuk mundet të sinjifikohen dhe simbolizojnë këtë qytetet me vlera. Ata dhe të tjerë që janë përfshirë në veprimtari kriminale të jeni të sigurt se në momentin më të përshtatshëm do të marrin ndëshkimin e merituar” - tha Xhafaj.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI