Flash

Nuk ka ndryshim gjuhe, Eugent Bushpepa do këndojë shqip në Eurosong

Lapsi.al 26 December 2017
Nuk ka ndryshim gjuhe, Eugent Bushpepa do këndojë shqip në

Këngëtari Eugent Bushpepa do të jetë përfaqësuesi për Shqipërinë në Festivalin Eurosong vitin tjetër në Lisbonë.

Madje, befasi e radhës do të jetë edhe këndimi në gjuhën shqipe në skenën prestigjioze në Portugali. Në një intervistë për Eurovision Albania, vetë Eugenti ka treguar se kënga do të mbetet në gjuhën shqipe.

Zakonisht, këngët në gjuhët e tyre kanë më shumë sukses në këtë festival evropian, sesa kur ato përkthehen në gjuhën angleze.

Kënga “Mall” do të ripërpunohet për tu bërë tre minuta, aq sa e kërkon Eurovizioni, dhe do të këndohet në gjuhën shqipe.

Herën e fundit kur Shqipëria shkoi shqip në këtë festival ishte viti 2013-të, kur në festival u paraqitën Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, edhe pse nuk arritën suksesin e dëshiruar.

Në gjuhë shqipe, në Eurovizion kanë kënduar edhe Luiz Ejlli, Frederik Ndoci, Olta Boka, Aurela Gaçe dhe Rona Nishliu.

Bushpepa para disa ditësh fitoi në Festivalin e Fundvitit në TVSH me këngën “Mall”, ndërsa gjatë gjithë kohës ishte i preferuari në rrjete sociale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI