Flash

Presidenti i Maqedonisë kundër ligjit për gjuhën shqipe: Cënon karakterin unitar të shtetit

Lapsi.al 26 December 2017
Presidenti i Maqedonisë kundër ligjit për gjuhën shqipe:

Në Kuvendin e Maqedonisë, para deputetëve ka folur presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov. Gjatë kësaj seance, të pranishëm janë edhe ambasadorë të huaj të akredituar në vend. Ivanov edhe kësaj radhe përmendi “platformën e Tiranës” për të cilën tha se u shndërrua në një krizë kushtetuese.

“Ligji për gjuhën shqipe po cenon karakterin unitar të shtetit”, tha Ivanov, raporton Koha.net.

“Mandatin e kam dhënë vetëm pasi u dhanë garanci me shkrim, për mbrojtjen e integritetit të vendit. Kriza e gjatë politike u reflektua edhe në ekonomi. Në raste se para një kohe ishim të parët në rajon sa i përket fushës së ekonomisë, tani jemi të fundit”, tha Ivanov.

Ivanov gjatë fjalimit shprehu shqetësimet e tij edhe rreth gjendjes me ndotjen e ajrit. Ai pati kritika për mediat, sipas të cilit derisa kanë raportuar për zhvillimet e 27 prillit, kanë shkruar lajme të rrejshme, kinse Ivanov ka dashur të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

Përmes këtyre lajmeve, sipas Ivanovit, i është shkaktuar një dëm i madh imazhit të shtetit.

“Është e domosdoshme lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Nga ana tjetër burgjet tona janë të stërmbushura, derisa kushtet atje janë të mjerueshme”, tha Ivanov. Gjatë fjalimit Ivanov, kërkoi edhe pavarësi për gjyqësorin.

Të këshilluara

Tiranë, aksident te Rruga 'Bardhyl' (FOTO)

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet në Rrugën 'Bardhyl'. Nga të dhënat e para mësohet se një motocikletë është përplasur me një makinë, për pa...

15:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI