Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Taksisti tregon tmerrin e grabitjes: Më dhunuan dhe më pas më futën në bagazhin e makinës

Lapsi.al 26 December 2017
Taksisti tregon tmerrin e grabitjes: Më dhunuan dhe më pas më

U nis nga Durrësi për të dërguar dy të rinj me taksi për në qytetin e Vlorës, e dhunojnë dhe i marrin automjetin gjatë rrugës. Viktima e kësaj ngjarjeje është taksisti Bujar Elezi, i cili ka përjetuar një natë tmerri, ku sipas deklarimeve të tij dy autorët e kanë futur me dhunë brenda në bagazhin e makinës për rreth 30 minuta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së dielës në aksin rrugor Levan-Vlorë. Ka qenë vetë shoferi i taksisë, 48-vjeçari Elezi, i cili i ka telefonuar policisë dhe e ka lajmëruar për atë që kishte ndodhur.

Pasi është nisur nga Durrësi, rreth orës 12:00 të mbrëmjes, bashkë me dy të rinjtë, pasagjerët janë treguar të sjellshëm deri në momentin kur kanë mbërritur pranë autostradës Levan-Vlorë. Pikërisht në këtë segment, të rinjtë kanë ushtruar dhunë fizike mbi taksistin duke e futur më pas në bagazhin e automjetit të tij.

Më pas, një prej autorëve ka marrë drejtimin e taksisë dhe kanë udhëtuar drejt fshatit Bunavi dhe Kërkovë. Pasi kanë ndaluar makinën, autorët e kanë nxjerrë nga bagazhi dhe pasi kanë ushtruar sërish dhunë fizike mbi të, janë larguar duke i marrë makinën. I mbetur në mes të rrugës, Elezi ka kërkuar ndihmën e policisë.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI