Flash

Denoncimi/ Monovrat e PS për drejtorin e ri të Hipotekës në Kavajë

Lapsi.al 27 December 2017
Denoncimi/ Monovrat e PS për drejtorin e ri të Hipotekës në

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik një denoncim të një qytetari nga Kavaja, i cili shkruan se në krye të Hipotekave në këtë qytet, pritet të vijë vajza e Seit Cikalleshit, i cili tentoi të vidhte 36 hektarë tokë në Spille. Denoncuesi shkruan gjithashtu se në rast se PD, do të bëjë denoncim rreth këtij emërimisocialistë kanë edhe një plan të dytë. Më poshtë denoncimi.

Ne Kavaje mafia socialiste qe grabiti qindra hektare toke ne Spille, tani merr edhe hipoteken e saj!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Emerimin e kunates se famozit Genti Daja si kryeregjistruese te Kavajes. sb

“Pershendetje Doktor.

Një lajm i zi nga Kavaja!

Pasi vjerri i Gent Dajes (Seit Cikalleshi) tentoi te vidhte 36 hektare toke ne bregdet dhe deshtoi, sot vjen lajmi akoma me i keq se vajza e Seit Cikalleshit (Blerta Cikalleshi kunata e Gent Dajes) do te behet Kryeregjistruese e Hipotekes se Kavajes, per te vazhduar punen qe la pergjysem babai me vjedhjen e prones, ose te pakten te demtoje provat e vjedhjes qe është bere. Deri tani flitet qe po nuk ka denoncim publik nga PD është e sigurte qe ne konkursin fals te dates 22.12.2017 ne Ministrine e Drejtesise do te zgjidhet Blerta Cikalleshi.

Por Gent Daja ka menduar edhe planin “B”, nese ka denoncim nga PD, Blerta Cikalleshi do te terhiqet dhe do te emroje pas konkursit fals, Irma Demrozin Kryetaren e Forumit te Gruas Socialiste(pa arsimin përkatës) per te demtuar provat e vjedhjes se 36 hektareve toke ne bregdet.

Ju lutem bejeni publik denoncimin dhe monitoroni procesin e konkurrimit qe hajdutet te mos arrijne te kryejne vjedhjen qe kane planifikuar dhe te demtojne provat.

Anonim Doktor te lutem se keta te hakojne dhe te mbyllim faqen e internetit.

Respekt.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI