Flash

Media spanjolle: Miqësitë e reja të Cosa Nostra-s në Shqipëri, “Kolumbinë e Europës”

Lapsi.al 27 December 2017
Media spanjolle: Miqësitë e reja të Cosa Nostra-s në

Gazeta spanjolle “El Confidencial” i ka kushtuar një artikull të zgjeruar situatës së kanabisit në Shqipëri si dhe bashkëpunimi me grupet kriminale italiane.

“Miqësitë e reja të Costa Nostra-s në Shqipëri, "Kolumbia e Evropës” është ky shkrimi i kësaj gazete për ditën e sotme, hedhur dhe në versionin online.

"Në nëntor 2016, Policia italiane lëshoi një njoftim për çmontimin e një rrjeti mafioz me qendër në Milano që importonte drogë nga Peruja dhe Shqipëria dhe pastaj e shiste atë në Sicili dhe në Holandë. Duket si një nga operacionet e shumta policore të kryera në Itali çdo ditë. Megjithatë, operacioni i filluar në vitin 2013 fshihte diçka. Muaj më vonë, korrikun e kaluar, Drejtoria e Hetimeve të Anti-Mafias (DIA) e zbuloi atë në raportin e saj gjysmëvjetor mbi çështjet mafioze në Itali.

Hetuesit kishin dokumentuar pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të familjes mafioze të Carollo de Palermo, biri i një bosi të rëndësishëm të mafias siciliane, duke fshehur një miqësi të pashembullt të Cosa Nostra me grupet kriminale të Shqipërisë.

DIA, në gjuhën e saj të zakonshme teknike, shkruante se “shenjat e veprimtarisë” të Cosa Nostra u regjistruan gjithashtu në vendin ballkanik .

Ishin “shenja” se diçka e re po përjetohej. “Ne duhet të kuptojmë se kriminaliteti historik shqiptar nuk ka patur një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me Cosa Nostra”, kujton Antonio Ingroia, një ish-prokuror me përvojë në çështjet mafioze".

https://www.elconfidencial.com/mundo/2017-12-27/amistades-cosa-nostra-albania-la-colombia-europa_1496076/

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI